Lajmet e fundit

Këngëtarja serbe Ana Ćurčin do të performojë për herë të parë në kryeqytetin kosovar më 16 shtator, në MHz club, në kuadër të festivalit“Muaji i Beogradit në Prishtinë”.
Ćurčin është kantautore e re nga Beogradi dhe njëra prej përfaqësuesve më të mirë të skenës Amerikane në Ballkan. Në aspektin muzikor sillet në zhanret e indie-rok dhe folk amerikan por me ndikime të shumta të tjera të cilat i kombinon në mënyrë specifike, duke krijuar formë autentike të zërit.
Ajo bën muzikë aktive që nga dhjetori i vitit 2012, kurse pas koncerteve të suksesshme në Serbi, vendet e rajonit dhe koncertit të madh në sallën e Dom omladine në Beograd në nëntor 2013 ajo pati turneun e saj evropian në Austri, Itali, Zvicër e Rusi së bashku me frontmenin e grupit Stay Dogg, Dušan Strajnić.
“Serbia dhe Kosova: kultura pa kufi” , sipas Kosovalive, është një program i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, që implementohet në bashkëpunim me Qendrën Liberale Demokrate me bazë në Prishtinë.
Organizatorët synojnë që përmes këtij projekti të kontribuojnë në ripërtëritjen e marrëdhënieve të vendosura më herët dhe krijimin e komunikimeve të reja në mes të rinjve, akademikëve, grupeve të artistëve, mediave dhe të shoqërisë civile nga Beogradi dhe Prishtina.