Këngëtarja Katarina Grujiq dhe futbollisti Marko Gobeljiq kanë thënë “po”-në e madhe në tempullin e Shën Savës dhe pas dasmës në kishë, të ftuarit janë drejtuar në një hotel të Beogradit ku do të mbahet një dasmë magjepsëse.
Të porsamartuarit ftuan rreth 500 të ftuar në dasmë.
Që të porsamartuarit nuk u penduan për paratë, duket qartë nga salla e ceremonive në të cilën do të festojnë deri në orët e para të mëngjesit.
Hyrja në sallën e ceremonive është zbukuruar me qirinj dhe trëndafila të kuq, ndërsa brenda sallës mbizotërojnë detajet e arta dhe buqetat me trëndafila të kuq.
Nusja për ditën e saj më të veçantë të jetës ka veshur një fustan të bardhë të punuar nga Valdrin Sahiti dhe burime të afërta me mediat serbe thonë se ajo ka paguar hiç më pak se 20 mijë euro.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.