Si çdo të diel edhe sot te emisioni "Shija e Anës" ishte e ftuar një mysafire tjetër tejet pozitiv.
Bëhet fjalë për këngëtaren nga Lipjani, Loreta Zeqiri.
Vite më parë do ta zinte vendin e parë në mesin e mbi 140 shteteve pjesëmarrëse në Turqi.
Ajo posedon një zë që kur ta dëgjosh ta dridh shpirtin, një zë që nuk i duhen instrumentet muzikore që ta përcjellin.
Në "Shija e Anës" ajo i këndoi disa këngë si në gjuhën shqipe, por nuk munguan as ato turke. Një kuriozitet, për vitin 2025 Loreta i ka të mbyllura të gjitha datat e koncerteve.
Përndryshe këngëtarja po e mban edhe Ramazanin, dhe në emision i ra që të hante iftarin.
Për të kuptuar ende më shumë dhe për ta dëgjuar super zërin e bukur të Loretës klikoni në linkun më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=LNWTUkd4Xxo
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.