Dolly Parton ka marrë një dozë të vaksinës kundër COVID-19, duke iu bërë thirrje të tjerëve të ndjekin shembullin e saj.
Para së të vaksinohej, 75 vjeçarja këndoi një version të Jolene 'ndryshe' në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbillt në Nashville, Tenesi, të martën.
"Vaksina, vaksina, vaksina, vaksina, po ju lutem, ju lutem mos hezitoni", thotë Parton në një video.
Asaj iu injektua një vaksinë e zhvilluar nga Moderna.
Parton u kreditua për ndihmën në financimin e vaksinës Moderna pasi dhuroi 1 milion dollarë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt.
Një pjesë e parave të këngëtares shkoi për financimin e një prove të hershme të vaksinës Moderna. Në prova, vaksina Moderna u zbulua se ofron gati 95% mbrojtje kundër COVID-19, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=BjfT6H6QUIA
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.