Ermal Meta dhe Fabrizio Moro fituan edicionin e 68-të të Festivalit Sanremo, transmeton Klan Kosova.
Kënga “Non mi avete fatto niente” u shpall kënga më e mirë dhe kështu ata siguruarn biletën për të qenë pjesëmarrës në Lisbonë për ta përfaqësuar Italinë në Eurovision.
"Është një emocion i papërshkrueshëm. Ata besuan tek unë, kur askush tjetër nuk besonte".
Erdhëm me një këngë dhe të dy fituam nga një mik. Faleminderit shumë të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjatë gjithë kohës. Edhe gjestet e juaja të vogla ishin të rëndësishme dhe të vlefshme. Nuk do t’i harroj kurrë'', ka shkruar 36-vjeçari në Twitter.
https://www.youtube.com/watch?v=9vSDfRMrJU4
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.