Këngëtari brazilian Mc Kevin, që u martua vetëm disa javë më parë, ka ndërruar jetë të dielën pasi ra nga kati i pestë i një hoteli në Rio de Janeiro.
Muzikani Kevin Nascimento Bueno, ishte në ballkonin e dhomës së hotelit kur ra dhe vdekja e tij po cilësohet si incident misterioz i cili po hetohet, sipas policisë dhe medieve lokale.
Ai po qëndronte në katin e 11-të të ndërtesës por ra nga dhoma e një shoku në katin e pestë, thanë autoritetet. Ai u gjet në një pishinë dhe u shpall i vdekur në një spital pak çaste më vonë.
Që atëherë policia ka marrë në pyetje miqtë, gruan dhe anëtarët e ekuipazhit të tij të produksionit të Bueno, por nuk kishte asnjë shenjë të menjëhershme. Hetuesit dyshojnë se këngëtari ndoshta po përpiqej të hidhej në pishinë, por ra në beton pranë saj, njoftoi gazeta braziliane Folha de S. Paulo, transmeton Klan Kosova.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.