Këngëtari nga Gjakova Muhamet Sejdiu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ai dhe bashkëshortja e tij janë shëruar nga koronavirusi.
Të dy kishin rezultuar pozitiv me Covid-19 para disa ditëve, pasi ishin kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë.
Sejdiu ka bërë të ditur se ai dhe bashkëshortja e tij kanë dalë negativ në testet e bëra sot, që rezulton se ata tashmë janë shëruar.
Ai në shkrimin e tij ka falënderuar mjekët dhe gjithë stafin e Klinikës Infektive për punën e tyre, derisa të gjithë atyre që po përballen me këtë virus iu ka uruar shërim të shpejtë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.