George Michael mund të mos ketë pasur një diskografi si “rivalët” e tij, Madonna dhe Prince, pasi ai ka publikuar vetëm pesë albume si solo këngëtar dhe tre albume me Wham! – por ndikimi i tij në muzikën pop është i pamohueshëm.
Ai fitoi dy çmime Grammy, tetë herë ishtë numri 1 në listën e Billboard Hot 100, kishte marr katër MTV VMAs, dhe ka shitur më shumë se 100 milionë albume në mbarë botën, transmeton Klan Kosova.
Ikona e muzikës ka vdekur sot në moshën 53 vjeçare derisa largimi i tij nga jeta ka prekur shumë kolegët e tij artistë, ashtu si edhe fansat.
Në këtë ditë, nuk mund të mos kujtohen këngët që atë e kanë bërë shumë të veçantë.
“Careless Whisper,” 1984“Last Christmas,” 1984“Faith,” 1987“I Want Your Sex,” 1987“Father Figure,” 1988“Freedom! 90,” 1990“Don’t Let the Sun Go Down on Me,” 1991“Too Funky,” 1992“Let Her Down Easy,” 2014
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.