Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë projektin e saj të ri muzikor, i cili i kushtohet nuseve të reja.
“Se shpejti kënga e re “Sot po bana nuse’”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram, ku ka ndarë edhe një pjesë të shkurtër nga kënga e re.
Me këtë projekt, Aida Doçi sjell një këngë me motive dasmash, duke rikthyer atmosferën festive dhe traditën e këngëve të defave që shoqërojnë gëzimet familjare.
Publikimi i plotë i këngës pritet të bëhet së shpejti./Klankosova.tv