Familja Mrasoraj është bërë virale në rrjetet sociale, pasi këndojnë bashkë, gruaja, burri dhe vajza.
Të ftuar në emisionin "Weekend" në Klan Kosova anëtarët e familjes interpretuan së bashku, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë familjare.
Pas performancës që u bë virale online, Gentriti nga familja Mrasoraj tha se reagimet kanë qenë kryesisht pozitive.
“Kënaqësi e madhe, komentet pozitive, të gjitha komentet kanë qenë pozitive, ‘çfarë familje e mrekullueshme’. Besoj ju ka pëlqyer ai ‘vibe’ familje me këndu së bashku,” u shpreh ai.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.