Lajmet e fundit

Kendall Jenner dhe Hailey Baldwin janë bërë pjesë e lojës së ‘makinës së të vërtetës’.
Në intervistën e tij, moderatori James Corden vendosi t'i përballë mikeshat për të pyetur njëra-tjetrën rreth jetës personale.
Kështu Hailey pyeti Kendall nëse ajo ka hapur ndonjë llogari fallso për të kontrolluar ish-të dashurit.
“Ti e di përgjigjen e kësaj. Po!”, tha modelja më e paguar në botë pasi e dinte se e vërteta do zbulohej.
Në listën e ish-të dashurve të saj janë Harry Styles, ASAP Rocky, Jordan Clarkson dhe Blake Griffin.