Kendall Jenner dhe i dashuri i saj Devin Booker, po pofestojnë përvjetorin e parë të romancës së tyre.
Ylli i Keeping Up With the Kardashians dhe lojtari i NBA, kanë ndarë disa imazhe për të shënuar këtë ditë të veçantë për ta.
Njëra tregonte çiftin duke u përqafuar së bashku ndërsa luanin me një qen, dhe në një tjetër ata kishin një përqafim të thellë. Jenner dhe Booker u panë për herë të parë së bashku në prill të vitit 2020, në një udhëtim nga L.A. në Arizona.
Ata e zyrtarizuan lidhjen në Instagram në ditën e Shën Valentinit pas disa mujave duke e mbajtur romancën private, raporton People.com, transmeton Klankosova.tv.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.