Lajmet e fundit

2. Pantallonta të shkurtra xhins dhe këmishë me printe
Pantallonat e shkurtra xhins kombinohen praktikisht me gjithçka, nga body-t, tek këmishat e bardha. Ne po jua propozojmë në versionin etno-shik të kombinuara me një këmishë me printe ekzotike. Një byzylyk me guaska do të ishte perfekt për të plotësuar këtë kombinim.
3.Pantallona model ‘bermuda’ dhe këmishë pa mëngë
Pantallonat model bermuda janë rikthyer duke dominuar tendencat e stinës së nxehtë. Nëse zgjidhni një palë të bardha, mund t’i kombinoni me një këmishë pa mëngë me printe gjethesh, një palë sandale me gisht dhe një palë syze me lente jeshile të errët për një qasje ‘safari’.
4. Pantallona të shkurtra me kuadrate ‘Vichy’ dhe këmishë që lidhet para
Nëse jeni fanse të stilit francez, kombinimi i pantallonave me kuadrate Vichy nuk duhet të mungojë në dollapin tuaj. Mund ta kompletoni look-un me një palë balerina.
5. Pantallona të shkurtra stil çiklist dhe këmishë ‘oversize’
Nuk mund të mungonin në këtë listë pantallonat aq të dashura dhe të urryera stil çiklisti të cilat janë kthyer fuqishëm në modë pas shumë vitesh harresë. Tendencat e kërkojnë që ato të kombinohen me këmishën e duhur e cila do të ishte mira të kishte një prerje mashkullore. Një palë sandale me takë të trashë do t’i rrinin shumë mirë këtij kombinimi, shkruan Living.al.
