13.07.2015 · përditësuar para 4033 dite1 min lexim
Një vajzë adoleshente e cila ka njërën këmbë dy herë më të madhe se tjetrën po shpreson të fymëzoj të tjerët me trupin e saj në bikini.
Isabella Leclaire ka lindur me një sindromë që çrregullon sistemin e enëve të gjakut dhe i cili i shkaktoi që këmba e saj të rritet më tepër se tjetra.
Studentja 19 vjeçare nuk ngurron të luaj sporte të ndryshme dhe të veshë rroba të ngushta, transmeton Klan Kosova.
Ajo tani po shpreson se besimi në trupin e saj do të frymëzojë të tjerët në mënyrë që të ndihmohet rritja e ndërgjegjësimit në lidhje më këtë lloj të sindromit.
“Nuk ka asnjë mënyrë që më ndalon të veshi rroba banjo apo ndonjë veshje të bukur”.
“Për mua besimi është pjesa më e rëndesishme sepse kur njerëzit e shohin dikë si unë duke pasur kaq shumë besim madje edhe me nevoja të veçanta, ata nuk kanë mëshirë për mua por do të më admirojnë”./Metro.co.uk
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.