07.02.2019 · përditësuar para 2715 dite1 min lexim
Kelly Rowland është gati për t’i fuqizuar gratë me një këngë të re të quajtur “Crown”.
Ky projekt muzikor, i publikuar në bashkëpunim me Dove, është një himn për gratë e reja që të ndihen më me vetëbesim rreth flokëve të tyre.
Duke u rritur, ndjeja shumë nga presionet me të cilat përballen vajzat e reja kur është fjala për “përqafimin” e flokëve të tyre, por nëna gjithmonë do më thoshte se ‘flokët e tua janë kurora e lavdisë dhe duhet ta mbash me krenari’.
Kjo këngë është shumë personale për mua dhe pasi kam takuar shumë vajza të tjera që më kanë inspiruar, jam jashtëzakonisht krenare që bashkëpunova me Dove për ta ndezur këtë bisedë dhe për t’i inkurajuar ato anembanë botës që t’i duan flokët e tyre”, ka deklaruar Kelly.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.