Lajmet e fundit

Një 22 vjecare, e pasionuar për modelimin dhe duke bartur bukurinë që mahnit të tjerët, bëri dicka të jashtzakonshme që mund të bësh në një pasarelë.
Kështu të paktën bëri një mbretëreshë e bukurisë, Kelley Johnson e cila la të gjithë të habitur teksa kishte vendosur që në skenën e ‘’Miss America’’ të sfidoi vetën e saj në rubrikën e talenteve, me uniformën e infermierës, profesionit që të cilin ajo edhe e ushtron në jetën e përditshme.
E mrekullueshmja Kelley, ngrohu të gjithë zemrat e të pranishmëve, duke treguar se si është të jesh një infermiere, që pastaj ndau me ta edhe ngjarjen e një pacienti i cili vuante nga sëmundja Alzhemier, shkruan Daily Caller, përcjellë Klan Kosova.
Ajo hjeku dorë nga fustanet dhe bikini, la pas këndimin dhe vallëzimin që zakonisht bëjnë modelet e tjera, të cilat janë të parapara për të kaluar labirinthet për të fituar një titull të bukurisë, për të bërë diçka unike.
Kështu Miss Colorado, Kelley Johnson, pas këtij akti të bërë, la pa fjalë të gjithë të pranishmit dhe publikun e gjerë.