19.04.2023 · përditësuar para 1191 dite1 min lexim
Në hapësirat e Korporatës Energjetike të Kosovës sot është kryer një kontroll nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Sipas KEK-ut, nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth arsyeve të kësaj kontrolle, njofton Klan Kosova.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot ka pas një kontroll nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth arsyeve të kësaj kontrolle. Lidhur me këtë, KEK si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe”.
“Megjithatë, KEK mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit”.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.