Kejsi Tola duket tejet elegante në fotot e shkrepura në Spanjë.
Këngetarja ka postuar në Instagram disa imazhe nga Malaga e Spanjës, e veshur me një fund të bardhë dhe një bluzë me vija ngjyrë kafeje.
Për t’iu përshtatur vendit, ajo ka vendosur dhe një lule të kuqe në kokë, të cilën e ka kombinuar me qaforen me rruza me po të njëjtën ngjyrë.
Këtë postim këngëtarja e ka emërtuar vetëm me një trëndafil të kuq “?”.