05.11.2018 · përditësuar para 2826 dite1 min lexim
Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita, kthehet në skuadër për ndeshjen e së martës në Champions League kundër Crvena Zvezdas, transmeton Klan Kosova.
Ai kishte munguar për pesë javë pas një lëndimi të nyejve të këmbës, ndërsa përveç tij edhe mbrojtësi Dejan Lovren është i gatshëm pasi kishte munguar kundër Arsenalit.
Në këtë sfidë nuk janë të përfshirë Xherdan Shaqiri, Jordan Henderson dhe Nathaniel Clyne.
Shaqiri është lënë jashtë formacionit në mënyrë që të shmang çdo shpërqendrim që mund të shkaktohet nga prejardhja e tij shqiptare.
Henderson ne anën tjetër do të trajnohet në qendrën e treningut të Liverpoolit kurse Clyne është i sëmurë.
Pavarësisht këtyre mungesave, menaxheri i “Të Kuqve” u shpreh optimist për sfidën që do zhvillohet në Beograd.
"Ne do të marrim shumë të gjithë. Clyney është i sëmurë dhe nuk do të përfshihet, por Dejan dhe Naby janë kthyer në skuadrën e udhëtimit. Hendo ishte i afërt, por jo mjaft, ka nevojë për dy sesione të duhura për përshtatshmërinë e tij”, ka thënë para ndeshjes Klopp.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.