Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka bërë të ditur se për periudhën janar-maj të këtij viti, janë realizuar afro 40 mijë kontrolle dhe janë identifikuar afro 2900 keqpërdorime.
Sipas KEDS, vetëm javën e kaluar janë realizuar afro 2 mijë kontrolle, prej të cilave rreth 160 ishin keqpërdorime, njofton Klan Kosova.
“Në vazhdën e këtyre kontrolleve, përgjatë muajit maj, ekipet e KEDS-it kanë realizuar afër 8000 kontrolle te konsumatorët për të cilët dyshohej se po e keqpërdornin energjinë elektrike. Prej tyre afër 600 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike”.
“Ekipet e kontrollit në KEDS do të vazhdojnë të implementojnë kontrollet në tërë Kosovën në baza ditore me qëllim të minimizimit të humbjeve në rrjet”.
Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.