Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Evertonit, Michael Keane, ka treguar pse e ka refuzuar Manchester United-in, duke thënë se kishte besuar që tek klubi eventual do të kishte minutazhë më të madhe.
“Ata [United] ishin në kontakt me agjentin tim dhe shfaqën shumë interesim”, Kean tha për The Times.
“Ata më kërkuan, por pak gjëra ndodhën dhe mendova që Everton do të ishte vendi më i mirë që unë të vij”.
“Mendova që do të kisha më shumë minutazhë këtu, më shumë se që do të kisha në Manchester United, dhe ky ishte një faktor masiv në vendimin tim”, përfundoi Keane.