Lajmet e fundit

Ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane ka thënë se pavarësisht se Luke Shaw u lëndua rëndë, ndërhyrjen ndaj tij e ka përshkruar si “ndërhyrje të jashtëzakonshme” nga mbrojtësi I PSV.
“Është ndërhyrje shumë e rregullt. Ju mund të bazoheni ndonjëherë edhe në reagimet e lojtarëve në fushë, askush prej tyre nga United nuk reagoi për ndërhyrje të ashpër”.
“Lujtarët janë gjykuesi më i mirë sepse janë më afër se askush”, ka thënë Keane.
Sipas tij në këtë situatë Shaw nuk kishte fat dhe krejt këtë e ka përshkruar si aksident.
Shaw është operuar të martën pas thyerjes së këmbës, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=jJDH4lapQfI