Ekipi i Bashkimit në kategorinë e femrave në basketboll është zgjedhur si më i miri për vitin 2024.
Në ceremoninë e Federatës së Basketbollit të Kosovës, përveç klubit, çmimin si më e mira e vitit 2024 e fitoi edhe basketbollistja, Aulona Muhadri.
Muhadri është kapitene e Bashkimit por edhe pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës në basketboll.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.