Lajmet e fundit

Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave, e ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll pasi në finale mposhti ekipin e Prishtinës me rezultat 69-54.
Te fitueset u dalluan, Sara Vraniqi dhe Besiana Martinaj me nga 18 pikë, ndërsa kontribut dhanë edhe amerikanet me Shakyla Denise që realizoi 11 pikë, 13 kërcime e 7 asistime, kurse Monique Coker shtoi 15 pikë e 12 kërcime.
Te Prishtina u dallua Sarah Mgbeike dhe Arbnore Përquku. Mgbeike luajti me 15 pikë, 18 kërcime, kurse Përquku 15 pikë, 7 kërcime e 8 asistime.
Kjo është Kupa e gjashtë e Kosovës të cilin e fitoi ekipi e femrave nga Prizreni.