KB Peja ka reaguar pas ndeshjes ndaj KB Trepça, duke kritikuar ashpër sjelljen e Drilon Hajrizi.
Pejanët falënderuan Trepçën për organizimin dhe mikpritjen, por theksuan se Hajrizi ka shfaqur sjellje joprofesionale me fyerje dhe provokime ndaj bankës dhe skuadrës së tyre, duke dhënë shembull të keq në sport.
KB Peja bëri thirrje për më shumë kulturë dhe kontroll emocionesh në fushë, ndërsa ftoi tifozët për ndeshjen e radhës në Pejë, transmeton Klankosova.tv.
Hajrizi kundërpërgjigjet: “Nuk kam sharë klubin apo lojtarët e Pejës”
Drilon Hajrizi mohoi akuzat e KB Peja, duke thënë se reagimi i tij ishte ndaj një individi, jo ndaj klubit apo lojtarëve.
"Nuk kam sharë, nuk është në natyrën time. Është e vërtetë se kam ofenduar në shenjë revolte njërin prej orkestruesve të dharjeve në kor ndaj meje në Pejë" tha Hajrizi i ciki përmendi edhe një borxh prej 15 mijë eurosh që pretendon se i detyrohet Peja.
Trepça avanson ndaj Pejës në ndeshjet gjysmëfinale të Play-offit, të cilat transmetohen ekskluzivisht në ArtMotion.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.