Klubi i Basketbollit “Rahoveci” nuk ka arritur marrëveshje mes klubit dhe trajnerit Valetin Spaqi, e rrjedhimisht ky bashkëpunim nuk do të vazhdojë.
Të dy palët kanë qenë të pajtimit që të mos vazhdohet më kontrata, njofton Klan Kosova.
Përmes një komunikate kryesia e KB Rahoveci, ka falënderuar trajnerin Spaqi për gjithë punën që ka bërë me klubin e që ka rezultuar edhe me hyrjen në histori, inkuadrimi në Superligë.
Ata vlerësojnë se roli i këtij trajneri dhe emri i tij në këtë klub do të mbetet i shkruar në histori dhe nuk do të harrohet asnjëherë.
Gjithashtu sipas tyre në mbledhjen e fundit janë analizuar edhe shqetësimet e tifozëve “Vreshtarët” dhe u kanë siguruar atyre që gjendja në skuadër është shumë mirë dhe që kanë filluar që një kohë të gjatë përgatitjet për sezonin e ri në Superligë.
Ata kanë bërë të ditur që janë në bisedime me trajnerin e ri i cili brenda pak ditësh do të zyrtarizohet me ç’rast do të marrë drejtimin e skuadrës dhe përgatitjet për Superligë.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.