Një lëvizje e papritur ka ndodhur te KB Bashkimi. Skuadra prizrenase ka vendosur të lirojë basketbollistin amerikan me pasaportë kosovare, Malcolm Armstead.
Armstead ishte transferuar te Bashkimi gjatë muajit dhjetor, ndërsa më herët kishte qenë pjesë e Pejës. Megjithatë, aventura e tij në Prizren ka qenë e shkurtër, transmeton Klankosova.tv.
Sipas informacioneve të siguruara, arsyeja e largimit të tij lidhet me çështje disiplinore. Klubi nuk ka toleruar situatën dhe ka vendosur të mos bëjë asnjë kompromis, duke i treguar lojtarit rrugën e largimit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.