22.05.2015 · përditësuar para 4086 dite1 min lexim
Një kinez me mbiemrin Yuan, nga qyteti Changsha, u përfshi në aksident automobilistik më 24 mars dhe prej asaj kohe gjendet në spital.
Mirëpo, kjo nuk ishte e vetmja fatkeqësi për të, transmeton Klan Kosova.
17 dashnoret e tij erdhën njëkohësisht në spital për t’u interesuar mbi gjendjen shëndetësore.
Asnjëra nuk e dinte për të tjerat, kurse me njërën prej dashnoreve Yuan kishte edhe fëmijë.
Dashnoret e mërzitura e kanë krijuar një grup të përbashkët në Facebook dhe i kanë ndarë përvojat e tyre me bandillin mashtrues simpatik.
Yuan të gjithave u kishte marrë shuma të konsiderueshme të parave.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.