Sporti atraktiv i shpejtësisë Moto GP nuk do të debutoj sivjet në Kazakistan siç ishte paraparë me kalendar.
Moto GP përmes një njoftimi ka bërë të ditur se shtegu Sokol nuk ka arritur që të homologohet me kohë për gara përcjell klankosova.tv.
Sipas tyre në këtë vendim i ka shtyrë edhe fakti që gjatë kësaj kohe kanë pas shumë vështirësi operacionale.
Prandaj debutimi në shtegun e Kazakistanit është shtyrë për sezonin 2024.
Gjithashtu kjo garë nuk do të zëvendësohet me ndonjë tjetër në kalendarin e vitit 2023.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.