Aktorja e njohur, Katy Perry, ka thënë se vajza e saj, Daisy Dove, është gjithçka për të.
Ajo në një intervistë për revistën "LuisaViaRoma’s LVR Magazine" ka treguar se ajo dhe i dashuri i saj, aktori Orlando Bloom përkundër angazhimeve të mëdha në punë gjejnë kohë për t'i kushtuar familjes.
"Vajza ime është gjithçka kam kërkuar ndonjëherë".
"Ne e vizitojmë Orlandon shumë, më pëlqen vajzën ta kem me vete ose ta shëtis gjithë ditën me karrocë".
"Në fillim kur u lind ajo, u shqetësova për kohën që do i kushtoja. E vetmja gjë që ka rëndësi është që të gjithë të jenë të lumtur",ka thënë Perry.
Për këngëtaren Daisy është fëmija i parë, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.