Katie Price së fundmi i është nënshtruar një operacioni plastik.
Mirëpo, ish-modelja thotë se përvoja në këtë operacion ka qenë e tmerrshme dhe se për shumë vite, ajo nuk dëshiron të provojë më një gjë të tillë.
Ajo tha për The Sun: “Unë kam shkuar në ferr dhe jam kthyer, ishte e tmerrshme. ‘O Zot, unë dukem si një përbindësh nga një film horror’, transmeton klankosova.tv.
"Unë jam zgjuar me vrima dhe qepje në të gjithë trupin tim dhe dukem sikur kam mustaqe mace që më dalin nga hunda dhe sytë’’, shtoi më tutje Price.
Ajo kaloi operacionin gati tre javë më parë në Turqi dhe ishte shëruar para se të kthehej në Britani të Madhe për qëndruar në karantinë dy javë.
Katie dëshiron të duket perfekte për ditën e saj të martesës, ndonëse ish-modelja dhe Carl Woods nuk e kanë caktuar ende një datë.

●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.