Lajmet e fundit

Katie Holmes, e cila për më pak se një javë do të bëhet 40 vjeçare, është parë rrugëve të New Yorkut e veshur me një stil shumë të thjeshtë.
Aktorja kishte veshur një palë xhinse, një shall të markës së njohur Fendi, një çantë me ngjyra të ngjashme derisa gjithë pamjen e saj e kishte kombinuar edhe me atletet e markës Gucci, me ngjyrë të kuqe po ashtu.
Holmes kishte veshur edhe një xhaketë lëkurë dhe dorezë ngjyra hiri, transmeton Klan Kosova.
Ajo më pas kishte hequr dorëzat e saj për të mbajtur një filxhan me kafe për të treguar kështu edhe një unazë diamanti në gishtin e saj.
Ajo çfarë binte më shumë në sy ishte se aktorja e njohur gjithë shëtitjen e saj rrugëve të New Yorkut po e bënte duke mos pasë aspak grim në fytyrën e saj.