Duket se ajo kishte nevojë për pak motivim!
Në intervistën për revistën
“InStyle” për muajin prill, Katie Holmes ka shpjeguar se pse kishte veshur sutjena ngjyrë bezhë nga kashmiri dhe një kardigan të të njëjtës ngjyrë në një fotografi që bëri bujë të madhe në internet.
“Sinqerisht, nuk po ndihesha shumë seksi. I pashë ato sutjena dhe thashë me vete ‘Seksi. Mund ta bëj këtë”, ka shpjeguar aktorja 41 vjeçare.
“E vesha xhemperin mbi sutjena, sepse mendova se do të ishte mirë kështu nëse unë do të isha në një kasolle e ulur pranë oxhakut. Kështu funksionon truri im. Por, më pas unë mendova ‘Oh, prit. Unë nuk jam në një kasolle dhe nuk do të shkoj në një kasolle’. Megjithatë, mendova se duhet ta vesh xhemperin ashtu që të shihen sutjenat. Kam parë që është në trend veshja e sutjenave vetëm me sako”, ka thënë tutje ajo.

Por, megjithatë Holmes nuk e kishte idenë se veshja e saj do të merrte kaq shumë vëmendje.
“Nuk doja të futesha në telashe me tinejxheren time. Ne po bënim disa blerje që ajo i kishte të nevojshme për shkollë”, ka thënë aktorja për vajzën e saj 14 vjeçare Suri që e ka me ish-bashkëshortin Tom Cruise.
“Në atë fotografi thjesht isha duke kërkuar një taksi. Dukej se ishte veshje shumë më glamuroze se sa që vërtetë ishte”, ka thënë Holmes duke qeshur.

Sutjenat nga kashmiri
“Eda” (529 dollarë) dhe xhemperi
“Scarlet” (1540 dollarë) u shitën shumë shpejt pasi u veshën nga aktorja, ndonëse më vonë të dyja u kthyen sërish në stoqet e dyqaneve.
Ylli i
“Dawson’s Creek” ka folur edhe për presionin që po rritet për pamjen e saj me kalimin e viteve.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.