Lajmet e fundit

Derisa Katie Holmes dhe Jamie Foxx kanë vazhduar të kalojnë kohë së bashku në udhëtimin e tyre romantik në Miami, çifti është parë duke ngasur motorë uji.
40 vjeçarja Holmes dhe 51 vjeçari Foxx – që e kanë mbajtur romancën e tyre katër vjeçare e gjysmë larg syrit të publikut dhe mediave – kanë kaluar një ditë plot aventura në Biscayne Bay.
Të dy janë parë shumë të buzëqeshur derisa kanë shijuar këtë shëtitje me motorë uji.
Një ditë më herët, çifti janë fotografuar në një jaht privat, ku Holmes kishte veshur një palë bikine të zeza derisa Foxx kishte të veshur një bluzë të bardhë.
Ky udhëtim i Holmes dhe Foxx vjen disa javë pasi ata janë parë duke festuar ditëlindjen e 40-të në New York.
Në ndërkohë më 18 dhjetor, çifti është takuar me nënën e Holmes, Kathleen A. Stothers-Holmes, derisa janë parë duke u ndalur pranë një kafiterie të njohur për ëmbëlsira.
Foxx dhe Holmes janë të lidhur qysh në muajin gusht të vitit 2013, por që vazhdimisht kanë qenë shumë të rezervuar për lidhjen e tyre të dashurisë.
Tek së fundmi, ata kanë nisur të shfaqen së bashku në publik duke u treguar edhe shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Në fakt, ata asnjëherë nuk e kanë konfirmuar romancën e tyre ashtu sikur që nuk janë shfaqur asnjëherë së bashku në ngjarje publike.
39 vjeçarja Holmes është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj Tom Cruise në vitin 2012.
Holmes dhe Foxx janë të dy prindër. Holmes ka një vajzë 12 vjeçare Suri me Cruise derisa Foxx ka dy vajza – 24 vjeçaren Corinne dhe 9 vjeçaren Annalise – nga lidhjet e mëhershme të dashurisë.