Lajmet e fundit

Para se të udhëtonin për në Greqi, çifti kishin shijuar pak kohë se bashku në liqenin Como të Italisë.
McPhee dhe Foster ishin parë duke aplikuar për kurorëzim në Beverly Hills muajin e kaluar duke dhënë kështu sinjale se kanë në plan të martohen së shpejti.
Në ndërkohë, e bija e David, Sara ka thënë se do të jetë e mrekullueshme që Katherine do të bëhet pjesë e familjes.
“Ajo është e mrekullueshme. Është e mrekullueshme që do të bëhet pjesë e familjes tonë. Unë nuk e përjashtoj asnjë mundësi [duke nënkuptuar që David dhe Katherine të kenë fëmijë]. Mendoj se çdo gjë është e mundur. Kush e di? Ajo është e mrekullueshme”, ka thënë ajo.
Sara ka shtuar gjithashtu se babai i saj është shumë i përkushtuar në lidhjet e dashurisë.
Aktorja ka qenë e martuar me Nick Cokas për gati pesë vjet para se divorci i tyre të finalizohej në muajin shkurt të vitit 2016.
Në ndërkohë, Foster ka qenë i martuar katër herë dhe ka pesë vajza dhe shtatë mbesa e nipa.