Lionel Messi edhe pse nuk shënoi gol mbrëmë, ai ishte i përfshirë në të tre golat e klubit të tij, në fitoren 3 me 1 kundër Juventusit.
Messi, i cili ka katër Topa të Artë, mbrëmë përmbushi edhe një katërshe tjetër.
Argjentinasi tash ka edhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.
Për herë të parë në 2006, pastaj në 2009, 2011 dhe ky i mbrëmshmi, 2015.
Këtë arritje Messi e ka dokumentuar edhe në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka postuar një fotografi me kupën në duar dhe me katër gishta të ngritur.
“The fourth is here”, ka shkruar Messi./Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.