Të martën, 24 shkurt, është shënuar katër vjetori i fillimit të luftës në Ukrainë, një konflikt që vazhdon ende pa një marrëveshje paqeje me Rusinë.
Me këtë rast, në sheshin kryesor të Prishtinës, në orën 17:00, u organizua një tubim në shenjë proteste dhe solidarizimi me popullin ukrainas, raporton Klankosova.tv.
Pjesë e këtij organizimi ishin edhe shtetas ukrainas që tash e katër vjet jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.
Pjesëmarrësit theksuan nevojën për paqe dhe mbështetje të vazhdueshme ndërkombëtare për Ukrainën, ndërsa përkujtuan edhe viktimat e luftës që ka lënë pasoja të mëdha humanitare.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.