Lajmet e fundit

Shumë shpejt, ajo ndryshoi pamjen e saj. Madje, ajo u kujdes që secilën veshje ta kombinojë me aksesorë të veçantë dhe shumë unik që patjetër se binin në sy.
Lady Gaga më pas veshi një fustan të zi shumë elegant të cilën ajo e kombinoi edhe me një ombrellë me ngjyrë të njëjtë, transmeton Klan Kosova.
Por, këngëtarja e “Shallow” nuk e mbylli performansën e saj me kaq.
Veshja e radhës ishte një fustan ngjyrë rozë neoni që kombinohej me pelerinën që ajo ishte paraqitur në tapetin e kuq.
Këngëtarja e shumtë hiteve ishte përkujdesur që edhe këtë fustan ta kombinojë bukur – me një celular shumë të madh dhe me syze, po ashtu gjigante.
Për ‘finalen e madhe’, Gaga kishte rezervuar një surprizë që veç ajo di të bëjë.
Ajo në fund u paraqit shumë e zhveshur me një palë të brendshme ngjyrë të zezë që shkëlqenin, me geta si rrjetë dhe çizme me platformë shumë të lartë tipike alla 'Lady Gaga'.