Të paktën katër persona u vranë dhe 15 u plagosën në një sulm ajror rus gjatë natës jashtë kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Kështu thanë zyrtarët të shtunën, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Sulmi kishte në shënjestër ndërtesa banimi, institucione arsimore, ndërmarrje dhe objekte të infrastrukturës kritike në katër rrethe të rajonit të Kievit, tha Mykola Kalashnyk, kreu i administratës ushtarake rajonale.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.