Gjendja e katër të lënduarve si pasojë e goditjes nga rrufeja dje në Prevallë, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Kështu bën të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj, referuar mjekëve kujdestarë, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se si pasojë e motit të ligë, përveç katër të lënduarve, si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka humbur jetën një grua.
''Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Po ashtu, lëndime kanë pësuar edhe (4) personat që ishin në afërsi por sipas mjekëve kujdestarë gjendje e tyre është stabile-jashtë rrezikut për jetë''.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës ishte dërguar në IML për obduksion ndërsa sot dhe pritet të bëhet varrimi i saj.
https://klankosova.tv/kerkoi-strehe-nen-peme-rrufeja-mbyti-gruan-ne-prevalle-dhe-la-me-lendime-kater-te-tjere-video/
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.