Lajmet e fundit

Katër persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Dobrushë të Istogut.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës.
Ai ka shtuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave rreth orës 15:25.
"Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe janë liruar", ka thënë Gashi./Klankosova.tv