Në aksidentin në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit), u përshinë tre vetura, ku si pasojë mbetën të lënduar katër persona.
Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
"Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit). Njësiti policor që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore", tha Krasniqi.
Policia është marrë me procedurat e parapara në vend-ngjarje.
https://www.youtube.com/watch?v=AV9mkdraA5c&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.