Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit në Muçivërcë të Kamenicës.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se të lënduarve u është ofruar ndihmë mjekësore.
“Me datën 16.03.2025 rreth orës 20:40 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Muçivërcë të komunës së Kamenicës. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy automjete me targa vendore”.
“Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit e të dy njësive si dhe dy pasagjerë, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjilan. Shkaktaret e këtij aksidenti janë duke u hetuar nga hetues rajonal të aksidenteve”, thuhet në konfirmim.
https://klankosova.tv/aksident-trafiku-ne-muciverce-te-kamenices-video/
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.