Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në fshatin Shakovicë të Podujevës.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo deklaroi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
“Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar”, deklaroi ajo për Klanin.
https://klankosova.tv/aksident-i-rende-ne-rrugen-prishtine-podujeve-te-perfshira-disa-vetura/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.