Lajmet e fundit
Raportet thonë se braziliani është pajtuar për t’u transferuar tek Chelsea, por përfaqësuesit e lojtarit thonë se edhe tri klube janë në garë për të.

Katër klube janë në garë për të siguruar shërbimet e Alexandre Pato, përfshirë Chelsea dhe Liverpool, thonë agjentët e lojtarit.
Raportet në Brazil thonë se Chelsea ka arritur marrëveshje verbale me Paton për një kalim në Stamford Bridge këtë muaj.
“Djemtë janë duke punuar në ofertë, por asgjë nuk është përfunduar ende”.
“Afati kalimtar i janarit është shumë i kufizuar”.
“Chelsa, Liverpool, Sporting dhe Benfica janë të interesuara për të”.