Lajmet e fundit

Çiftet të cilët janë të lindur për njëri – tjetrin mund t’i shohim shumë shpesh nëpër filma hollivudian.
Por të tillë ka edhe në jetën reale por janë disa shenja paraprake që tregojnë nëse jeni “shpirtra binjakë”, transmeton Klan Kosova.
Ekspertja e lidhjeve, Talia Goldstein, ka renditur katër shenjat që tregojnë se një çift është i lindur për të qenë së bashku.
“Çift i përkryer është ai që ka të njëjtën mendje dhe planifikojnë të njëjtat udhëtime”, shprehet Goldstein.
Nëse njëri dërshion që të shkojë me autobus e tjetri të udhëtojë me klasin e parë, atëherë padyshim që gjërat nuk janë ashtu siç duhet mes juve dyve.
“Kjo tregon shumë për mënyrën e jetës”.
Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që ta pëlqeni ose ta dëgjoni të njëjtën lloj muzike, por do të thotë që ju pëlqen që disa gjëra t’i bëni së bashku.
“Duhet të jenë të paktën dy ose tri gjëra që keni dëshirë t’i bëni bashkë”.
“Kam kuptuar që storiet më të suksesshme janë ato kategori, kur ndonjëherë njëri është pak më i shkujdesur kurse tjetri është më stabil dhe mbështetës”.
Sipas saj njerëzit me energji të ndryshme shkojnë shumë mirë me njëri –tjetrin.