Katër persona janë ndaluar në Leposaviq pasi që të njëjtit dyshohet se ilegalisht kanë kaluar kufirin Republika e Kosovës – Serbi dhe anasjelltas.
“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë ku ishin katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se ilegalisht kanë kaluar kufirin Republika e Kosovës – Serbi dhe anasjelltas.”, thotë policia në raport, njofton Klankosova.tv.
Të njëjtit janë verifikuar por nuk kanë rezultuar si persona të kërkuar. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.