Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën Prishtinë - Lipjan
Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Të lënduarit ndërkaq janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Lipjan – Prishtinë Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, bëri të ditur Ahmeti për Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.