Katër orë film dokumentar për Princeshën Diana, do të transmetohet në televizionin amerikan ABC gjatë muajit gusht, për të shënuar 20 vjetorin e vdekjes së saj.
Ky dokumentar, që është bashkëpunim në mes dy mediumeve amerikane ABC dhe People, do të përmbajë intervista me bashkëpunëtorë të afërt të Dianës e po ashtu edhe video nga arkiva, shkruan Hollywood Reporter, transmeton Klan Kosova.
Dokumentari do të flasë edhe për periudhën pas vdekjes së saj në një aksident me veturë me 31 gusht të vitit 1997-të në moshën 36 vjeçare. Por data e lansimit të dokumentarit, ende nuk është bërë e ditur.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.