Lajmet e fundit

Sot në ditën e fundit të ndeshjeve të fazës së grupeve kemi katër ndeshje të Grupit E dhe F, do të jenë dy ndeshje nga ora 18:00 dhe dy të tjera nga 21:00.
Në kuadër të grupit E përballet Suedia me Poloninë dhe Sllovakia me Spanjën, të dy ndeshjet janë nga ora 18:00, njofton Klankosova.tv
Kurse sa i përket Grupit F kemi super ballafaqimin për vendin e dytë dhe të parë, Portugalia me Francën dhe Gjermania me Hungarinë, të dy ndeshjet do të jenë në orarin e njëjtë nga ora 21:00.